Xabi Alonso padiskutim është një nga trajnerët më të mirë aktualisht. Spanjolli këtë sezon me Bayern Leverkusen nuk e njeh ende fitoren, ndërsa kryeson Bundesligën me 10 pikë më shumë se Bayern Munich.
Përflitet shumë për të ardhmen e tij, ku ekipe të tjera e kanë vënë në shënjestër. Por drejtuesit e skuadrës gjermane duken të vendosur në këtë pikë. Përfaqësuesi i Leverkusen, Fernando Carro ka folur për këtë çështje dhe shprehet i bindur se 42-vjeçari do të qëndrojë në “BayArena”.
“Xabi Alonso ka kontratë deri në vitin 2026 dhe nuk ka arsye të dyshojmë nëse ai do të qëndrojë këtu apo jo. Në futboll nuk dihet kurrë se çka do të ndodhë, por unë kam besim të madh. Kemi marrëdhënie mjaft të mira”, deklaroi Carro.