
Erzeni ka fituar 3-0 përballë Tërbunit, në miqësoren që nisi prej orës 18:00. Shijakasit e mbyllën me tripletë këtë sfidë, ku përballë patën rivalët e Kategorisë së Parë me të cilët diskutuan sezonin e e fundit ngjitjen në Superiore. Dy gola u shënuan nga Zena, teksa autor i golit tjetër ishte Goga.
Kujtojmë se vetëm 1 ditë më parë, Erzeni luajti një tjetër ndeshje miqësore, pikërisht përballë Besës e cila u fitua me rezultatin e ngushtë 1-0.
Xhevahir Kapllani po teston ekipin pas afrimeve të fundit, të cilët po bëhen gati për të luajtur në Superiore. Kujtojmë se elita e futbollit shqiptar nis më 20 gusht dhe gjen Erzenin kundër Vllaznisë.
Poll