
Egnatia do presë në stadiumin e saj Erzenin, të hënën ora 13:30. Rrogozhinasit do kërkojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi më parë kanë “likuiduar” Skënderbeun dhe Kukësin pa pësuar gol.
Të dyja skuadrat fituan ndeshjet respektive në Kupën e Shqipërisë dhe presin shortin për çerekfinalen. Në kampionat Egnatia është në pozicion komod pasi ndodhet në vendin e parë, teksa shijakasit mbajnë vendin e 8.
Sfida e javës së 21-të pritet të dhurojë spektakël në stadiumin e Egnatias, ku dhe Erzeni e ka pasur si “shtëpi” këtë sezon. Po ashtu dhe stadiumi me shumë gjasa do jetë i mbushur në kapacitetin e tij.
Poll