Erzeni do të udhëtojë ditën e diel për në Kukës, ku do të përballet me këta të fundit në orën 13:30. Sfida e vlefshme për javën e 25-të të Superiores shihet si shumë e rëndësishme për mbijetesën.
Skerdi Bejzade duhet të hedhë sytë nga stoli, pasi formacioni duhet ndryshuar nga ndeshja e fundit me Skënderbeun. Kjo për shkak se mbrojtësi Nehar Sadiki dhe mesfushori Donald Mëllugja kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk mund të luajnë.
Të dy këto lojtarë u preferuan nga minuta e parë ndaj Skënderbeut, sfidë që u humb me rezultatin 0 me 3. Mbetet për t’u parë si do e menaxhojë këtë situatë Bejzade, i cili sheh harmoni në grup pas fitores në Kupë 2 me 1 ndaj Vllaznisë.
Poll