Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Erzeni “macja e zezë” e Tiranës, bardheblutë kërkojnë të thyejnë “tersin” të dielën

Shkruar nga NEWSPORT
Erzeni “macja e zezë” e Tiranës, bardheblutë

Tirana pret Erzenin të dielën, ora 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Kjo është përballja e tretë mes tyre për këtë sezon. Bardheblutë do kërkojnë të thyejnë “tersin” në sfidën e javës 23.

Kjo pasi 2 sfidat e kaluara mes tyre janë humbur me rezultatin minimal 1 me 0. E para në “Selman Stërmasi”, ndërsa e dyta te “Demrozi Stadium”. Kështu Erzeni është i vetmi që ka mposhtur Tiranën, sa herë ka luajtur këtë sezon.

Ekziston mundësia që sfida të zhvendoset në “Air Albania”, ku Tirana organizoi ndeshjen e fundit përballë Skënderbeut. Gjithçka pritet të shihet, ndërsa ky takim premton shumë spektakël.

Erzeni mban aktualisht vendin e tetë, ndërsa Tirana atë të tretë. Dhe pse shijakasit janë si “mace e zezë” për këtë sezon, bardheblutë janë të motivuar përpara tifozëve të tyre dhe derbit të javës tjetër me Partizanin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga