
Laçi – Erzeni është ndeshja e vetme që do të luhet ditën e nesërme për të mbyllur javën e 32-të të Superiores. Shijakasit udhëtojnë me moralin e ulët teksa kanë 6 ndeshje pa fitore duke rrezikuar seriozisht mbijetesën teksa i ndan vetëm 1 pikë nga zona Play-Out.
Ndaj kurbinasve do të tentohet kthesa por do të jetë e vështirë pasi bardhezinjtë gëzojnë një formë shumë të mirë. Trajneri Kapllani duket se është bindur që formacioni 3-5-2 nuk po funksionon më dhe nesër pritet një Erzeni ofensiv.
Nga ndeshja e fundit, lojtarët nuk ndryshojnë, veç rikthimit të Peoshit si titullar, por pozicionet e tyre pritet të kthehen në ato natyrale. Xhika në portë dhe para tij, Osmanllari, Iljazi, Enck e Peposhi. Treshja e mesit e përbërë prej Mehmeti, Krivicic dhe Kahrimanovic ose Alan ndërsa në sulm tredhëmbëshi i frikshëm Kadriu, Nonato, Ademi.
Formacioni i mundshëm:
Erzeni (4-3-3): Xhika; Osmanllari, Iljazi, Enck, Peposhi; Mehmeti, Krivicic, Kahrimanovic (Alan); Kadriu, Nonato, Ademi. Trajner: Xhevahir Kapllani