Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Erzeni është ende në “gjumë”

Shkruar nga NEWSPORT
Erzeni është ende në “gjumë”

Erzeni arriti të siguronte mbijetesën vetëm në fazën e Play-Outit. “Hirushja” siç edhe u quajt në fillim arriti vetëm vendin e 8-të në kampionat ku në fund u përball më Korabin. Shijakasit arritë të mposhtin me shifrat 1-0 dibranët.

Por, që nga ajo ndeshje në klub çdo gjë duket në ajër. Drejtuesit ende nuk kanë zgjidhur cështjen e stafit teknik. Te Erzeni janë ende në kërkim të një trajneri edhe pse emrat në tavolinë nuk mungojnë ende nuk kemi asgjë të sigurt.

Vlen të theksohet fakti se shijakasit të njëjtën gjë bënë edhe sezonin e kaluar. Ata ishin skuadra e fundit që nisi organizimin. Pritet që edhe këtë vit të përsëritet historia. Pasi presidenti duhet të zgjidh emrin e ri që do t’i besoj timonin e skuadrës.

Emrat e përfolur janë, Giovanni Collela, Armando Cungu, Gentjan Mezani, Gentjan Stojku por mund të kemi edhe emërimin e Alfred Deliallisit. Kujtomë që ky i fundit mori drejtimin e skuadrës në fund të sezonit pas largimit të Xhevahir Kapllanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga