Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Erzeni dhe Skënderbeu për t’i shpëtuar “play-out”, bardhekuqtë nuk falin pikë përballë shijakasve

Shkruar nga NEWSPORT
Erzeni dhe Skënderbeu për t’i shpëtuar

Erzeni dhe Skënderbeu luhet të shtunën në orën 13:30. Ndeshje me mjaft vlera për Superioren, pasi 2 skuadrat luajnë për t’i shpëtuar “play-out”. Kjo pasi aktualisht Erzeni mban vendin e 8, ndërsa Skënderbeu atë të 7.

Me 6 pikë më shumë se shijakasit, bardhekuqtë udhëtojnë më të qetë në trasnfertën e “Arena Egnatia”. Skënderbeu po ashtu ka dhe një tjetër përparësi morale këtë sfidë.

Në dy takimet e këtij sezoni ndaj Erzenit, korçarët nuk kanë falur pikë. Të parën e fituan 1 me 2 në transfertë, ndërsa në shtëpi mjaftoi 1 gol për të fituar.

Erzeni pati revolucion në merkaton e janarit. Shumë të larguar dhe të afruar, ndryshuan skuadrën. Në anën tjetër Skënderbeu nuk pati asnjë afrim. Kështu gjithçka mbetet për t’u parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga