
Nesër starton kampionati për vitin 2018. Vllaznia do të presë në shtëpi Kukësin për të luajtur ndeshjen e javës së 17-të të kampionatit në Superligë. Një ditë para ndeshjes ka dalë në konferencë për shtyp trajneri i skuadrës shkodrane, Ernest Gjoka.
Ai ka folur për merkaton e janari duke u shprehur i kënaqur për afrimet e reja. Nga ndeshja me kampionët, trajneri kërkon minimumi barazimin në rast se ekipi i tij nuk arrin të marrë pikët e plota.
"Kukësin e njoh mirë sepse kemi dalë dalë kampion bashkë edhe pse sot janë ndryshe. Gjithsesi ne duhet të shohim përpara dhe të japim maksimumin në fushë. Ne duam fitore, por dhe një barazim mund të merret në fushë. Kemi afruar lojtarë cilësoë në merkaton e janarit dhe besojmë se do të arrijmë rezultatet e dëshiruara" , është shprehur trajneri Ernest Gjoka në konferencën për shtyp një ditë para takimit me Kukësin.
Kujtojmë që takimi Vllaznia - Kukësi do të luhet nesër në orën 17:00 në stadiumin "Loro Boriçi".