Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Mbetën pa trajner pas humbjes me Kosovën, Suedia ZYRTARIZON ish-timonierin e Armando Brojës

Shkruar nga NEWSPORT
Mbetën pa trajner pas humbjes me Kosovën, Suedia ZYRTARIZON
Armando Broja - Graham Potter

Suedia është bërë me trajner të ri. Federata Suedeze e Futbollit ka bërë të ditur se në krye të ekipit do të jetë Graham Potter.

Ish-timonieri i Chelsea merr në dorë “frenat” e suedezve, duke zëvendësuar në stol, Jon Dahl Tomasson. Ky i fundit u shkarkua nga Suedia pas humbjes në kualifikuese me Kosovën.

Ish-trajneri i Armando Brojës firmos kontratë afatshkurtër me suedezët, saktësisht deri në mars të 2026. Aktualisht Suedia ndodhet në vendin e fundit në grupin B në kualifikueset e Kupës s Botës 2026, ku pas 4 ndeshjesh ka grumbulluar vetëm 1 pikë. Pavarësisht se vetëm matematika e mban në lojë për një kualifikim në ‘Play-Off’, siç duket qëllimi i suedezve i vendosur për Potter është kualifikimi në Kupën e Botës.

Potter do të drejtojë kështu Suedinë në duelet kundër Zvicrës në stransfertë më 15 nëntor dhe në shtëpi ndaj Sllovenisë më 18 nëntor.

Poll

Lexo gjithashtu