
Partizani do të luajë këtë të diel në transfertë përballë Flamurtarit, ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vlorës, nis në orën 17:00. Në prag të këtij dueli, ka folur mbrojtësi i “kuq”, Albion Marku.
Sa ju ka shërbyer pauza e kampionatit?
Pauza e Kombëtares na ka ndihmuar shumë, që të njohim skemat e reja të profesorit. Pavarësisht se profesorin e kemi njohur edhe më parë se ka qenë pjesë e Partizanit. Mendoj se na ka ndihmuar për mirë, shpresoj nesër ta tregojmë edhe në fushë.
Biseda e parë me trajnerin Kërnaja?
Që në ditën e parë që erdhi, vendosëm disa rregulla të reja. U munduam që të bëjmë disa gjëra që të krijojmë një grup më kompakt.
Çfarë do të ndryshojë kjo sfidë?
Dua dhe shpresoj që të gjithë bashkë të japim maksimumin, të jemi më kompakt dhe pak me dëshirën më të madhe për të fituar ndeshjen.
Presioni në pjesën e fundit të klasifikimit?
Futbolli i tillë është. Ka presionet e veta në çdo moment. Dhe sikur të jesh në vendin e parë, dhe të fundit, e ka atë presionin e vet. Ne jemi Partizani, duhet të luftojmë çdo ndeshje për ta fituar. Nuk besoj se presioni mund të ndikojë te ne në këtë ndeshje.
Pikat e dobëta?
Nuk i tregojmë këto para ndeshjes, vetëm pas ndeshjes.
Atmosfera në skuadër?
Mjaft e mirë, kemi bërë këto 2 javë shumë të mira stërvitje, loja argëtuese dhe besoj është më e mirë se ka qenë.
Sa e vështirë është?
Nuk e mendoj që një futbollist duhet ta ketë të vështirë motivimin, është një ëndërr që e kemi ndjekur që fëmijë. Motivimi është gati për të gjithë vitet sakrificë që ke bërë për të ardhur deri në ditën e sotme. Nuk e mendoj që duhet të ketë motivim, që në vendin e fundit apo të parë, sepse në fund të fundit po luan për Partizanin.