
Në studion e "Pressing" është duke u debatuar mbi gabimet e arbitrave në ndeshjet e javës së fundit në Kategorinë Superiore dhe pas analizës së sfidës Flamurtari-Partizani, tashmë analistët në studio janë ndalur tek ajo midis Bylis dhe Skënderbeu-t.
Gjatë kësaj sfide sipas moviolës është një penallti e dhënë në mënyrë të padrejtë për Skënderbeun, ndërsa për Bylis mungon një e tillë. Gjatë diskutimeve, Ermal Tahiri lëshoi një batut për Dejvi Bregun pas simulimit të bërë.
Janku: "Mund të diskutoj momentin e penalltisë së Bregut. Kur e pashë thashë bravo. Sulmuesi i Skënderbeut e ka vjedhur. Kemi një penallti të mohuar për Bylisin, nuk e ka parë dorën e Gripshit. Ishin tre duar të ngritura. Pretendime për shtyrje nuk dallohet me foto, nuk dimë nëse është para apo pas prekjes me dorë. Të shohim penalltinë e fundit. Në minutën e 85-të, Ndreca e tërheq nga prapa dhe penalltia është e saktë".
Ermal Tahiri, bëri një ndërhyrje për penalltinë e parë që mori Skënderbeu: "Simulim dhe një vit burg për Bregun. Në thonjëza, se nuk do e çojmë në burg. Bastari është arbitër që i ka qejf penalltitë".