
Trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi ka folur para ndeshjes Teuta – Tirana teksa është në stadium. Tekniku i Shpresave komentoi situatën e dy ekipeve, elementë të veçantë për U21 si dhe skemën e Final Four.
Vjen për të vëzhguar ndonjë element apo për të shijuar ndeshjen? Janë të dyja arsye, kampionatin shqiptar e shohim vazhdimisht, Teuta dhe Tirana kanë lojtarë për ekipet e moshave si Gjini përshembull. Gjini bëri mirë që lëvizi dhe unë isha promotori i parë që ai të vinte në Shqipëri pasi luante në nivele të ulëta në Suedi.
Kampionati? Ishim skeptik për skemën, ndërsa tani mendojmë se është e duhura. Ka ekipe pa emër si Egnatia që po i jep tonin kampionatit. Do të jetë interesant deri në fund, por ai Final Four do të jetë shumë i bukur.
Presioni te Teuta? Nuk ka diferenca, lojtarët e Teutës nuk janë me eksperiencë, është ekip i rid he ka presion. Por, janë në fushën e tyre dhe të jep energji të mira. Besoj se do të bëjë mirë, është një ekip i ri. Tirana ka shumë forcë e potencial, e ka bluzën shumë të rëndë, por ka defektet e veta. Ky Final Four sikur e ka vënë në gjumë, por Teuta mund ta ngacmojë pak.
Ermal Meta element për U21? Kemi kohë që e shohim, luan me ekipin më të mirë në Shqipëri si Tirana. Ka potencial shumë të mirë, si ai ka edhe të tjerë. Laçi po përballon kampionatin me lojtarë të rinj. Është çështje besimi nga presidentët.