Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Erling HAALAND një “makineri” golash, thyen një tjetër rekord në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Erling HAALAND një “makineri” golash, thyen një
Erling Haaland është padiskutim një “përbindësh” përpara portës kundërshtare. Sulmuesi norvegjez ka arritur të jetë një “makineri golash” këtë sezon në Premier League. Me golin ndaj West Ham, lideri i Manchester Cityt ka arritur të çojë në 35 numrin e golave me fanelën e “Qytetarëve” në kampionët. Kjo e ka bërë lojtarin më me shumë gola brenda një sezoni të vetëm në Premier League. Në këtë mënyrë, ai e ka thyer rekordin e mbajtur më herët nga Alan Shearer dhe Andy Cole. Kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në mbyllje të sezonit në Ligën Premier, padyshim se Haaland do ta ngrejë më shumë këtë rekord. 22-vjeçari tashmë i ka shënuar 51 gola në të gjitha garat këtë edicion me Citizens. Vetëm Dixie Dean është futbollisti që ka shënuar më shumë gola (63) në një sezon të vetëm në futbollin anglez.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga