
Blerjet e reja, lojtarë të afruar nga ekipet zinxhirë dhe lojtarët aktual kanë sjellë një mbipopullim në organikën e ekipit të Manchester United. Plot 36 lojtarë ka në përbërje ekipi i parë i United. Në fazën përgatitore që ekipi zhvilloj në Amerikë ishin të pranishëm 30 lojtarë nga 31 që ishin planifikuar. Ronaldo ishte lojtari që u bashkua në fund me ekipin.
Ky numër i lartë ka bërë që tekniku hollandez të nxjerrë në shitje disa prej lojtarëve të “padëshiruar”. Lista përmban emra të cilët kanë qenë bazë e ekipit dhe kanë zhvilluar pjesën dërrmuese të sezonit në formacion duke kontribuar dhe me gola. Erik Bailly, Alex Telles, Ethan Liard, Ëan Bissaka, Axel Tuanzebe dhe Phil Jones janë emrat që Ten Hag ka në listën e tij.
Shumë prej lojtarëve kanë pasur kërkesa nga ekipe të tjera por ka dhe nga ato që nuk u ka ardhur asnjë ofertë. Tashmë një gjë është e sigurt që largimet tek United do të jenë në masë.