Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Erdha vetëm për të fituar Scudetton”, SPALLETTI: Sa mirë të shoh tifozët kaq të lumtur, ky titull është edhe për vajzën time

Shkruar nga NEWSPORT
“Erdha vetëm për të fituar Scudetton”, SPALLETTI: Sa

Luciano Spalletti padiksutim ishte arkitekti i Napolit, që bëri të mundur fitimin e titullit kampion pas 33 vitesh. I treti në historinë e klubit, ndërsa ka shkruar emrin e tij në librin e historisë me germa të arta.

Sigurisht që do të ishte shumë i lumtur pas këtij triumfi të jashtëzakonshëm, ndërsa theksoi pas barazimit 1-1 me Udinesen se në Napoli kishte arritur vetëm për Scudetton. Ky titull padiskutim ishte edhe për vajzën e tij, Matildën, teksa nënvizon gjithashtu se nuk ka shumë kohë për të festuar se puna i pret përsëri.

"Problemi për ata që janë mësuar të punojnë gjithmonë fort, si unë, është se ata nuk mund t'i shijojnë plotësisht fitoret. Lumturia është një gjë e përkohshme. Tani unë fitova, ok, por pastaj duhet të punosh përsëri. Është një qasje e jetës që të heq diçka. Të shohësh napolitanët të buzëqeshin, napolitanët të lumtur është emocioni më i madh. Ata janë që më transferojnë lumturinë. Tani ndihem më i qetë, faleminderit që arrita të jap kjo lumturi për napolitanët.

Erdha për të marrë maksimumin nga lojtarët dhe për të ndërtuar një mentalitet për të ecur përpara këtë vit. Ishin Benitez, Ancelotti, Sarri që luajtën futbollin më të mirë në Itali, Gattuso që fitoi Kupën e Italisë, kështu që çfarë do të bëj? Për çfarë të luaj? Mund të luaja vetëm për Scudetton, përndryshe nuk do të kisha pasur asnjë shans.

Osimhen? Një futbollist shumë i fortë që ka zemër, ka disponueshmëri për ekipin, edhe sot i ndiqte të gjithë. Siç e shihni topin, ai është si fëmijë të vegjël, e ndjek nga të gjitha anët. Është me të vërtetë dikush që ka bërë shumë gjëra për skuadrën. Të shënosh golin që përcakton këtë Scudetto është shpërblimi i duhur.

Kujt ia dedikon titullin? E para për lojtarët që e merituan këtë lumturi. E dyta për të gjithë publikun, për të gjithë Napolin, është për ty, Napoli! Dhe për klubin, për të gjithë ata që punojnë në këtë klub. Dhe gjithashtu pak për Matildën, e cila është vajza ime, dhe për të gjithë familjen time, miqtë, vëllain tim Marcello”, ka përfunduar Spalletti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga