Eraldo Çinari vijon të shkëlqejë në Maqedoninë e Veriut. Sulmuesi shkodran i Shkëndijës së Tetovës është përzgjedhur në formacionin e javës në kampionatin maqedonas.
Në një lidhje të ngushtë me golin, mëngjërashi ka njohur progres në lojën e tij duke u shndërruar në pikë referimi për kuqezinjtë. Në formacionin e javës të Maqedonisë së Veriut, ka një vend edhe për lojtarin në fjalë.
26-vjeçari ka arritur në kuotën e 7 golave, ku ka mundur të japë edhe 4 asiste. Padyshim një nga afrimet më të rëndësishme të ekipit shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Kjo është e disata herë që Çinari përzgjidhet në formacionin më të mirë të javës.
[caption id="attachment_691007" align="alignnone" width="716"] Formacioni i javës[/caption]