
Igdir ka arritur të fitojë ndaj Pendikspor në ditën e sotme për javën e 23-të të ligës së parë turke. Skuadra jeshile arriti të fitojë mes emocioneve të fundtakimit falë një shqiptari.
Ish-klubi i Dean Liços me shifrat minimale 1-0 mposhti klubin nga Stambolli. Në golin e vetëm të sfidës në Trendyol 1.Lig vendimtar ishte Valon Et’hemi.
Ish-i i Superiores “gatoi” gol në minutat e fundit, kur gjërat po shkonin drejt një barazimi.
Në minutën e 90-të, ish-i Kukësit mori topin dhe kreu driblime çoroditëse të mbrojtjes. Më pas, shqiptari nga ilirida dha super pasim me kokën poshtë mes grumbullimit të lojtarëve. Pasin e 27 vjeçarit e ktheu në gol “Njeriu i Ndeshjes” Engin .
Futbollisti i Maqedonisë së Veriut u aktivizua vetëm për 15 minuta. Për çerek orë loje, mesfushori shqiptar vulosi takimn dhe solli 3 pikët në qytetin e Igdir.
Asisti i Et'hemit