
Federatae Futbollit të Maqedonisë ka vendosur të shtyrë të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në të gjitha kategoritë. Kjo pasi një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku 51 persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë përfshirë një lokal nate.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në klubin e natës “Koçani Pulse” dhe si pasojë e flakëve rreth 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transferuar në klinikat në Shtip dhe Shkup.
Për shkak të kësaj situate, të gjithë janë të traumatizuar dhe në një moment të tillë sipas FFM-së nuk ka vend për futboll.
“Jemi thellësisht të tronditur nga tragjedia në Koçan, ku humbën jetën shumë të rinj. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të afërmit e viktimave. Shprehim ngushëllimet dhe mbështetjen më të sinqertë”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Futbollit në Maqedoni.
View this post on Instagram