
Orët e parë të mëngjesit të ditës së sotme në Maqedoninë e Veriut ka shpërthyer një zjarr në një klub nate. Saktësisht në zonën Koçan, ku 51 persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve.
Ndërkohë mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në klinikat në Shqip dhe Shkup për të marrë ndihmën mjekësore. Një prej të plagosurve është edhe një futbollist i skuadrës së Shkupit.
Bëhet fjalë për Andrej Lazarov. Skuadra e Shkupit ka reaguar në rrjetet sociale ku ka zbuluar gjendjen e futbollistit, i cili për fatin e mirë është jashtë rrezikut për jetën. Skuadra nga Shkupi gjithashtu ka shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët e viktimave të kësaj tragjedie që tronditi të gjithë ditën e sotme.
“Fillimisht, duam t’ju informojmë se futbollisti ynë, Andrej Lazarov, është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse është në kujdes intensiv, pasi ka pësuar djegie në pjesë të trupit në zjarrin dhe tragjedinë e madhe që ndodhi gjatë natës në Koçan. Këto informacione i kemi të konfirmuara pasi kemi kontaktuar me familjarët dhe të afërmit e tij. Andrejit i urojmë shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në mesin tonë.
Në këtë moment të vështirë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për të gjitha 51 jetët e nhumbura në këtë tragjedi. Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe me gjithë vendin tonë.
Urojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë më! ????”, shkruhet në postimin e klubit.
View this post on Instagram