Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Investitorët turq tërhiqen nga gara, klubi mbetet në pronësi shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Investitorët turq tërhiqen nga gara, klubi mbetet në pronësi
Voska Sport

Voska Sport është klubi i ri i trajnerit Klodian Arbri. Tekniku shqiptar ka vendosur të marrë drejtimin e klubit nga Ilirida, ku së fundmi ka ndodhur dhe një zhvillim i ri.

Ekipi i qytetit buzë liqenit në Maqedoninë e Veriut do të mbetet sërish në pronësinë e një shqiptari. Pas drejtimit të pankinës nga një shqiptar, si ish-i i Tomorit, tani klubi i ligës së parë maqedonase mbetet në pronësi të Nefi Useinit.

Përflitej se klubi shqiptar do të ndryshonte pronësi dhe do të kalonte në dorë të drejtuesve nga Turqia. Por, investitorët turq kanë ndërruar mendje dhe asgjë nuk është konkretizuar.

Pas largimit të teknikut turk Safet Isler, edhe të interesuarit nga i njëjti vend bën një hap prapa duke bërë që te skuadra nga Ohri të mos ketë më prani turke.

‘Liqenorët” flasin shqip tashmë në të gjitha drejtimet dhe pritet me interes se si do të shkojë gara për t’u ngjitur sërish në ligën maqedonase.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga