
Laçi fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Teutës në shtëpi. Ndeshje u vendos nga një gol i Mazrekajt që I jep kështu 3 pikëshin e radhës në kampionat. Në fund të ndeshjes, njeriu i ndeshjes, Mentor Mazrekaj u shpreh se nuk e kishte menduar këtë nisje kaq të mirë të sezonit me Laçin.
E prisnit këtë sezon? "As në ëndrrat më të mira nuk e kam pritur këto momente të mira me Laçin. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe pse do të mungoj ndeshjen e radhës për shkak kartoni".
Kë mendoni si lojtari I ndeshjes sot? "Mendoj se ishte Ardit Deliu".
Rritje page? "Jo pikë së pari e falenderoj që më ka dhënë këtë mundësi e shpresojmë që të vazhdojmë kështu në vazhdim".
Poll