Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Emocionon Bruno TELUSHI: Jap shpirtin për këtë fanelë, fajtor s’është trajneri, por jemi ne!

Shkruar nga NEWSPORT
Emocionon Bruno TELUSHI: Jap shpirtin për këtë fanelë,

Bruno Telushi ka folur pas fitores 1-0 kundër Bylisit. Kapiteni i Partizanit deklaroi për mikrofonin e Oversport:

“Shpresoj shumë që pas këtij rezultati, këto 3 pikë të na japin më shumë qetësi. Kemi qenë të ngarkuar psikologjikisht. Kjo ka ndikuar te forca jonë. Pas kësaj fitoreje do t’i marrim ndeshjet me radhë. Në aspektin personal dua të luaj më shumë. Edhe pse vij nga një dëmtim, dua të luaj. Përshtatem në çdo pozicion që më kërkohet. Dua të bëj më të mirën time dhe të shkojmë sa më lart. Unë marr përgjegjësitë e mia. Nuk e them kurrë që faji ka qenë i trajnerit. Faj kemi të gjithë. Dua të them që jam shumë i fortë. Kam kaluar shumë dëmtime dhe jam këtu. Dua të jap maksimumin. Dua të ndihmoj ekipin sa më shumë. Jam disi i emocionuar. Për këtë fanelë jap shpirtin.

Titulli kampion dhe Kupa? Unë flas gjithmonë drejtë. Potencialin e kemi. Me fjalë nuk shërben. Ne duhet ta tregojmë në fushë potencialin, këtë grupin. Duhet ta trgojmë në fushë. Këtë vit e kemi nisur më keq se sa duhet. Shpresojmë që tani e tutje ta rregullojmë. Këto ndeshje që kemi bërë, tregojnë nëse grupi është apo s’është i fortë.

Sezoni 2018-2019? Ai Partizan ka qenë ndryshe, ky Partizan është ndryshe. Futbolli nga ai vit ka ndryshuar. Edhe ai Partizan ka qenë i fortë. Duhet të japim më shumë në fushë”, tha ai.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga