Eljon Sota debutoi dje me fanelën e Partizanit. Qendërmbrojtësi i afruar nga Apolonia e Fierit luajti për pak minuta në fundin e ndeshjes.
Shtatlarti shihet si e ardhmja e mbrojtjes së kuqe dhe me trajnerin Ilir Daja pritet të marrë mësimet e nevojshme për t'u shndërruar në një nga më të mirët e Superiores.
Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale nga ndeshja e djeshme teksa shprehet i lumtur. "I lumtur për debutimin tim", shkruan Sota ndërsa shfaqet në foto gjatë momentit që hyn në fushën e blertë.

Poll