Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Elis Bakaj në zi, humb nënën në ditën e festës së Bajramit

Shkruar nga NEWSPORT

Teksa pritej të ishte një nga ditët më të bukura për besimtarët mysliman, dita e kurban Bajramit ku të gjithë besimtarët bashkohen në këtë ditë të shenjtë. Fatkeqësisht, për ish-sulmuesin e njohur të futbollit shqiptar, Elis Bakaj, nuk ishte kështu.

Nëna e Bakajt është ndarë nga jeta, me lajmin që e bën të ditur vetë ai në rrjete sociale. Me një postim në InstaStory, Elisi i dedikon disa fjalë zemrë një nga njerëzve më të dashur në jetën e tij.

“Nona jonë e dashur, ndërrove jetë në ditën e kurban Bajramit. Ti e përmendje Zotin në këtë botë që le dhe Zoti ata që e përmendin i ka pranë vetes në botën tjetër. Qofsh e Xhenetit nona jonë e dashur. Do na mungosh shumë”, shkruan Bakaj.

Redaksia e Newsport.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Elis Bakajt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga