Partizani u eleminua nga Champions League, teksa u mposht 2-0 nga Bate Borisov. Kjo sfidë e vlefshme për turin e parë të këtij kompeticioni nuk u buzëqeshi kampionëve, megjithëse loja në fushë ishte dukshëm mbi nivelin e kundërshtarit.
Dje, trajneri Zoran Zekiç është përzgjedhur si më i miri në Kroaci me skuadrën e Slaven Belupos. E pikërisht për këtë fakt, Arbër Abilaliaj ka bërë një postim motivues në rrjetet sociale.
Drejtori sportiv i Partizanit krenohet me trajnerin e kampionëve, që deri më tani ende nuk ka mundur të tregojë potencialin e vet me kryeqytetasit.
“Krenar që postoj me trajnerin më të mirë kroat për vitin 2022-2023”, shkruan Abilaliaj në Instagramin e vet.
[caption id="attachment_701134" align="alignnone" width="945"] Postimi i Abilaliaj[/caption]