
Elbasani ka fituar përballë Lushnjes. Ndeshja e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë së Parë përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të “Tigrave”.
Ndeshja nisi mjaft mirë për Elbasanin të cilët shënuan dy herë me anë të Bedri Grecës. Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 10’ dhe 19’.
Për të ngushtuar diferencat mendoi Kasmollari, i cili shënoi në minutën e 38’ për 2-1.
Me nisjen e pjesës së dytë ndeshja ishte po e njejtë. Por Lushnja arriti të barazonte në minutën e 80’. Kur po mendohej se gjithçka do mbyllej në baraspeshë, Arsen Lleshi shënoi golin e 3-të për Elbasanin duke marrë një fitore në frymën e fundit.
Me këtë fitore Elbasani rimerr vendin e dytë me 29 pikë të grumbulluara. Ndërsa disfata, e lë Lushnjen në vendin e 7-të të klasifikimit.