
Supersfida e javës së 22-të të Kategorisë së Parë është ajo mes Bylisit dhe Elbasanit. Dy kryesuesit e kampionatit që luftojnë dhëmbë për dhëmbë e javë pas jave për titullin kampion dhe rikthimin në elitë si të parët e kampionatit.
Kësaj rradhe do të luhet në Ballsh, të hënën në orën 13:30 dhe vëmendja kryesore e futbollit shqiptar do të jetë atje edhe pse paralelisht luhet Superiorja. Në Ballsh s’kanë se si të mungojnë as ultrasit besnik të Elbasanit, “Tigrat Verdheblu” të cilët në rrjete sociale bëjnë deklaratën e fortë: Për kampion në Ballsh.
Kujtojmë që Bylisi kryeson me 2 pikë më shumë se Elbasanin, ndërsa ka edhe një ndeshje tjetër të prapambetur që do ta luaj nesër ndaj Kastriotit.
Poll