Apolonia u mposht nga Elbasani në sfidën e javës së 15-të të Kategorisë së Parë. Skuadra fierake u mpsoth minimalisht 1-0, ku një autogol i Maksutit do të vendoste fatet e këtij takimi.
Pas ndeshjes trajneri i Apolonisë, Yarey Rodriguez do të theksonte se:
Humbja? Kryesore ishte sot të mos humbnim, por fatkeqësisht humbëm.
3 lojtar prapa dhe 2 anësorë, a ndikoi sot? E para kemi 8 ndehsje që luajmë me 3 mbrojtëse dhe e dyta për Omerin donim t;i jeonim një dorë sulmit dhe prandaj e përdorëm në atë pozicion. Të luash në mbrojtje me 3 ne përsëri kishim disa mundësi të mira për të shënuar, por nuk gjetëm dot golin. Ne e dinim se edhe ata kishin probleme në krah dhe ndonjëherë nuk të lënë të luash. Java e 5-të rresht sot që nuk na lejnë të luajmë, arbitri nuk ishte i drejtë. U bë 5 javë që përdoret e njëjta muzikë.
Ne po mendojmë të rritemi , pasi kemi ekip shumë të ri, por nuk po na lejnë të rritemi. Kishim mundësi të shënonin, por futbolli ky është. Kemi 4-5 lojtarë të moshës 19-të vjeçare dhe duhet ti ndihmosh të rriten dhe jo t’i ndalosh. Elbasani është një ekip i fortë dhe ka shënuar 2-3 gola dhe sot erdhi këtu ku fitoi me një autogol".