Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Elbasani e nis nga zero, mësohen emrat e drejtuesve dhe trajnerëve

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani e nis nga zero, mësohen emrat e drejtuesve dhe trajnerëve

Akademia e Futbollit Elbasani do zëvendësojë historinë e Elbasanit në futboll. Të zhytur në borxhe dhe në krizë futbollistike, bashkia e qytetit pak javë më parë vendosi të shkrijë skuadrën aktuale dhe ngritjen e një ekipi të ri, nën emrin AF Elbasani.

Në drejtim të këtij ekipi, Bashkia që është edhe pronare e skuadrës ka zgjedhur drejtuesit. Administrator do jetë Marenglen Çoku, ndërsa trajner do jetë i mirënjohuri Gentian Stojku, ish-futbollist i verdhebluve në 2006, kohë kur skuadra u shpall kampione e Shqipërisë.

Zëvendës i tij do jetë Elton Ceno, teksa trajner i portierëve Elvis Kotorri. Ky i fundit me një karrierë të gjatë në katërkëndësh. Pritet që skuadra të afrojë edhe lojtarët e parë, ndërsa do nisë gjithçka nga zero dhe nga Kategoria e Tretë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga