Elbasani do të përballet me Kastriotin në ndeshjen hapëse të edicionit të ri në Kategorinë e Parë. Më 2 shtator, verdheblutë do të sfidojnë një rival shumë të vështirë si Kastrioti në transfertë. Pavarësisht kundërshtarit, objektivi i skuadrës së Dedes është vetëm fitorja pasi këtë sezon objektivat janë maksimal.
Kjo është një arsye e fortë për të fituar, mirëpo Elbasani ka edhe plot 6 arsye të tjera për të dalë me 3 pikë nda Kruja. Merkato ishte bombastike dhe kjo falë emrave të afruar që për ironi të fatit janë plot 6 të tillë që erdhën pikërisht nga... Kastrioti.
Edon Hasani, Abaz Karakaçi, Bedri Greza, Armando Rami, Spartak Ajazi dhe Klajdi Koka hoqën fanellën kuqezi për të veshur atë verdheblu dhe do të debutojnë zyrtarisht ndaj ish-skuadrës së tyre.