
Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në “El Clasicon” e parë të sezonit. Një duel mjaft i luftuar pritet të jetë mes dy skuadrave që synojnë vetëm fitoren.
Ndërkohë i veçantë do të jetë për Lamine Yamal. Talenti i Barçës me shumë gjasa do të luajë titullarë në këtë përballje, teksa pavarësisht moshës së tij të re ka arritur të fitojë një fanelë në formacionin e Xavi hernandez.
Ditën e sotme Yaman ka një tjetër shanc për të vendosur rekord, pasi do të bëhet lojtari më i ri që luan në një “El Clasico”. Në këtë mënyrë do të thyente një rekord 82-vjeçarë.
Ky rekord, që mbahet nga Vicente Martinez, daton nga viti 1941 – kur ai luajti për Barcelonën kundër Realit, në moshën 16 vjeç e 278 ditë. Ndërsa Lamine Yamal do të regjistrojë rekord të ri si 16 vjeç e 107 ditë.