Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“EL-CLASICO” “gozhdon” sportadëshit, Barça kërkon trofeun e parë në epokën e XAVIT (FORMACIONET E MUNDSHME)

Shkruar nga NEWSPORT
“EL-CLASICO” “gozhdon” sportadëshit, Barça

Barcelona dhe Real Madrid arritën në finalen e Superkupës së Spanjës pas penalltive dhe tashmë të dy skuadrat nuk kanë gjë tjetër në mendjen veçse të fitojnë trofeun e parë për këtë sezon. Në stadiumin “King Fahd në Riad” ora 20:00 katalanasit dhe madrilenët do të përplasin “brirët” mes tyre për të dalë në fund të 90-të minutave fitimtarë.

Në rastin e Barçës, jo vetëm që do të kuptonte dhe trofeun e parë në epokën e Xavi Hernandez dhe sigurisht që do ia vlente për projektin e nisur një vit më parë, pork y trofe do t’i jepte fund “agjërimit” prej 21 muajsh pa një titull të fituar. Nëse e blaugranat e bëjnë këtë do të ishte trofeu i parë në Arabi dhe do të vednoste rekord, pasi do të ishte trofeui 14-të i Superkupës.

Për “Los Blancos” është ndryshe. Madrilenët janë kampionët aktuale dhe trofetë nuk iu kanë munguar në vitet e fundit, por djemtë e Carlo Ancelottit do t ëkërkonin të barazonin rekordin e rivalit të tyre, Barçës për numrin e trofeve të fituar të Superkupës, pasi aktualisht Reali ka 12, ndërsa Barcelona plot 13.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Courtois, Nacho, Militao, Rudiger, Mendy, Modric, Kross, Valverde, Rodrygo, Benzema, Vinicius. Trajner: Carlo Ancelotti.

Barcelona: Ter Stegen, Araujo, Kounde, Christensen, Jordi Alba, De Jong, Busqeuets, Gavi, Pedri, Lewandowski, Dembele. Trajner: Xavi Hernandez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga