
Youssoufa Moukouko është një nga lojtarët e shumë kërkuar nga ekipet “big”. Në fakt ka një “El Clasico” për shërbimet e tij, teksa Real Madrid dhe Barcelona po garojnë mes tyre për të transsferuar lojtarin.
Gjithashtu për të ka edhe një garë mes ekipeve angleze. Chelsea dhe Liverpool po studiojnë situatën dhe do të tentojnë blerjen e kartonit të tij në merkaton e ardhshme.
Talenti gjerman mund të largohet nga verdhezinjtë, pasi te gjermanët ka një konkurencë të madhe në repartin e avanacuar dhe në këto kushte Dortmund ka pranuar shitjen e tij.
Sipas asaj që ka raportuar Bild,Dortmund tanimë i ka vendosur çmimin e largimit dhe për ta lënë të lirë yllin e tyre kërkojnë 40 milionë euro. 18-vjeçari këtë sezon ka luajtur në 6 ndeshje, kryesisht i ka nisur nga stoli. Ka realizuar vetëm 1 gol në 66 minuta të luajtura gjithsej.