
Ish-mbrojtësi i Bylisit Mariglen Shoshi do të largohet nga Trepça'89. Mbrojtesi fierak u transferua në Kosovë gjatë merkatos së verës dhe tashmë po mendon largimin. Paraqitjet pozitive me skuadrën kosovare kanë bërë që në drejtim të tij të vijn disa oferta.
Burime të sigurta për Newsport bëjnë me dije se Shoshi është pranë marrëveshjes me Pobeda në Maqedoni. Palët kanë gjetur akordin dhe tashmë kanë ngelur për të diskutuar vetëm detajet e fundit. Për lojtarin kishte shfaqur interes dhe Bylisi që kishte nisur tratativat me lojtarin për ta rikthyer sërish në Ballsh, por Shoshi ka zgjedhur të vazhdoi karrierën në Maqedoni.
Poll