Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ekskluzive/ Intervista nga ambulanca, mbrojtësi Skënderbeut tregon fratkturën në kockën e vetullës

Shkruar nga NEWSPORT
Ekskluzive/ Intervista nga ambulanca, mbrojtësi Skënderbeut tregon

Ka lënë fushën me një frakturë të rëndë për të marrë më pas mjekimet e para në spitalin e Korçës. Tefik Osmani në një intervistë ekskluzive për newsport.al dhënë nga makina e ambulancës që po e transporton drejt Tiranës ka zbuluar çfarë ka ndodhur.

Tefik mund të tregoni për lexuesit e newsport.al se ku jeni aktualisht?

Jam duke u transportuar te spitali ushtarak pasi mora mjekimin e parë në Korçë. Jam dëmtuar në vetull, është thyer sipas mjekëve kocka e vetullës. Do të thotë, se nuk do të jem më i bukur (qesh).

Po realisht çfarë ndodhi?

Unë hyra për të kapur topin me kokë dhe e hoqa topin, ndërkohë Bushiç më goditi. Dhe pas kësaj nuk mund të vazhdoja më, ishte edhe sugjerimi i mjekëve, por edhe ndjeja dhimbje.

A të vjen keq që ndeshjen e parë të kampionatit e le që në minutat e para pa filluar akoma?

Jo, le të demtohem gjithmonë, mjafton që ekipi të fitojë …(e thotë me doza humori). Veç më vjen keq që sa herë kap formën time më të mirë më ndodh diçka.

E more vesh që ka një penallti të kontestuar?

E pashë të gjithë ndeshjen nga telefoni. Mua m’u duk që këtu ku e pashë si prekje me dorë.

Sa kohë thonë mjekët që nuk do të luash?

Nuk e di.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga