Napoli do të luajë kundër Udineses në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Seria A. Skuadra italiane pritet të sigurojë matematikisht titullin kampion. Numri i tifozëve napolitanë do të jetë i limituar duke qenë se nuk luajnë në shtëpi.
Megjithatë presidenti De Laurentiis ka gjetur zgjidhjen. Ai ka bërë me dije se të gjithë mbështetësit do të mblidhen në stadiumin “Maradona” ku do të vendoset një ekran i madh. Çmimi i biletave do të jetë simbolike, vetëm 5 euro për të qenë të pranishëm.
Kreu i klubit të Napolit ka bërë me dije se të ardhurat e fituara nga biletat do të dhurohen për bamirësi.
Poll