Gjilani nuk ndalet. Pasi siguroi firmën me lojtarë si Cale apo edhe Torassa, klubi kosovar kërkon përforcime të tjera. Sipas mediumit dardan Zëri.info, drejtuesit kanë shfaqur interesim serioz për Michael Ngoo. Ish sulmuesi i Tiranës shihet si një afrim, që mund të zgjidhë “hallet” e repartit të avancuar.
28 vjeçari anglo-nigerian së fundmi është aktivizuar me qipriotët e EN Paralimniou, ndërsa sa i përket aventurave të tjera mund të përmendim Bromley, Liverpool dhe Kilarmnock.
Gjilani kërkon të jetë mes pretendentëve për edicionin e ri futbollistik në Kosovë dhe e vetmja mënyrë për të arritur këtë gjë është një merkato cilësore. Me interes të madh pritet të mësohet sesi do shkojnë gjërat, me Ngoo që mund të kalojë në Superligën e Kosovës.