
Luis Cavanda është pjesë e Trepça 89. Mbrojtësi 30 vjeçar iu bashkua sot ekipit nga Mitrovica, me shpresën se do rregullojë problemet e prapavijës.
Cavanda ka një CV të pasur, ku ka luajtur për ekipe si Lazio, Torino, Trabzonspor, Galatasaray e Standart Liege. Trepça 89 kishte kohë që kërkonte një lojtar me eksperiencë në repartin e prapavijës, teksa tanimë ai do jetë në dispozicion të Klubit.
Trepça 89 renditet në vendin e shtatë me 22 pikë. Synimi është qëndrimi në elitë, me rivalët që janë të shumtë. Afrimi i Cavandës nuk është një e mirë vetëm për këtë ekip, por gjithë Superligën e Kosovës, që i shtohet një lojtar i një kalibri të tillë.
Poll