Skuadra e Superligës së Kosovës, Gjilani ka prezantuar fanellat që do përdorë në sezonin e ri futbollistik 2021-2022.
Ekipi nga Anamorava, i mbipopulluar nga futbollistë shqiptarë dhe i drejtuar nga Ismet Munishi do ketë në dispozicion tre uniforma.
"Skifterat" do përdorin fanellat tradicionale të kuqe në ndeshjet si vendase, ndërsa ato si udhëtuese do jetë uniforma e bardhë. Ndërkaq, fanella alternative do jetë ajo vjollcë.
Poll