Ndriçim Shtubina është “De Juro” drejtor sportiv. Ish-mesfushori shkodran e kishte marrë këtë rol që në fillim të sezonit te Egnatia, ndërsa sot ka marrë dhe diplomën përkatëse. Është Federata Shqiptare e Futbollit që përmes një njoftimi për mediet bënte me dije diplomimin e shumë ish-futbollistëve, ndër ta dhe Shtubina.
Kësisoj, zyrtarisht shkodrani është drejtor sportiv i rrogozhinasve. Në një sezon që priten të bëjnë mirë, ai do të japë kontributin e vet në pikasjen dhe afrimin e elementëve cilësorë. Dikur në Superiore ishte ndër më të mirët. Tashmë është koha që të tregojë aftësitë e veta edhe në këtë pozicion të ri në elitën e futbollit shqiptar.
[caption id="attachment_661615" align="alignnone" width="1242"] Ndricim Shtubina[/caption]