
Eduart Rroca, fantazisti i Istanbulspor në Superligën turke i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. 28 vjeçari shqiptar u dëmtua në stërvitje me të tijtë dje, me analizat mjekësore që kanë nxjerrë në pah një ndrydhje në nyjet e krahut të majtë.
Tanimë lojtari ka kaluar me sukses operacionin, duke munguar disa javë për të tijtë. Rroca edhe sezonin e shkuar e kaloi në tribunë për shkak të dëmtimit, ndërsa kthimi në fushë ishte fantastik, duke qenë një ndër lojtarët më të mirë të Istanbulspor, me këta të fundit që do luajnë në Superligën turke.
Rroca mban edhe shiritin e kapitenit te skuadra turke.
Poll