
Edlir Tetova ishte i ftuar në emisionin “Sport Focus” tek Ora News. Ai ka folur për moderatoren Vjosana Nozllaku, pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Trajneri i rrogozhinasve ka zbuluar se cili është kundërshtari që preferojnë në turin e radhës. Edlir Tetova ka treguar se nuk i frikësohet shkodranëve, pasi është Vllaznia skuadra e preferuar për t’u përballur nga ai dhe stafi.
“Jemi tashmë në gjysëmfinale. Nuk dua të shmang asnjë nga kundërshtarët, por po dëgjoja sot lojtarët e mi në stërvitje dhe donin Vllazninë. Dhe unë bashkohem me to nuk dua të ndahem nga grupi. Dua Vllazninë”, u shpreh Tetova.
Egnatia ia doli me sukses ndaj Laçit duke e mposhtur në të dyja ndeshjet. Kujtojmë se kundërshtarët e tjerë të mundshëm janë Tirana dhe Kukësi. Bardheblutë eleminuan Teutën, ndërsa verlindorët ia dolën me Partizanin.