Për Partizanin barazimi në derbi la shije humbjeje teksa nuk arritën të bënin përmbysjen e madhe për t’i marrë kryesimin Tiranës. Sot luajtën me Vllazninë duke vazhduar sërish aty, -2 pikë larg bardhebluve.
Në këtë fund kampionati, unik si asnjëherë më parë, të gjitha skuadrat janë në lojë për objektivat dhe në këtë mënyrë, “aleancat” e mundshme janë të pamundura. Mirëpo nuk mendon kështu gazetari i njohur Artan Hoxha i cili me një postim në Facebook shprehet se Partizani duhet t’i hapte rrugë Vllaznisë që këta të shkonin në Europë, meqë Tirana po fitonte bindshëm ndaj Laçit.
Gazetari shkon akoma më tej teksa në replikën me një tifoz në komente shkruan se: Me atë trajner dhe drejtor që keni ju, jo akademia e Tiranës po edhe U-17 do t’u bëjë të flisni me vete…
Biseda e plotë: