Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Federata e do për kombëtaren, Eddie Howe: Jam i lumtur te Newcastle, nuk e kam menduar kurrë largimin

Shkruar nga NEWSPORT
Federata e do për kombëtaren, Eddie Howe: Jam i lumtur te Newcastle,
Eddie Howe

Me largimin e Gareth Southgate nga stoli i Anglisë, këta të fundit kontaktuan me trajnerin e Newcastle, Eddie Howe. Tekniku i bardhezinjve shihej nga Federata si perfekti për të marrë drejtimin e kombëtares.

Megjithatë, është vetë Howe i cili ka hedhur poshtë këto zëra, duke mohuar kategorikisht largimin. 46-vjeçari thotë se është shumë i lumtur te Newcastle, teksa thekson se nuk e ka kërkuar kurrë largimin nga “The Magpies”.

“Për sa kohë që jam i lumtur sa jam tani, për sa kohë që ndihem i mbështetur dhe i lirë nga klubi për të bërë punën që dua të bëj në Newcastle, nuk do të mendoj asnjëherë për t’u larguar. Është një klub i jashtëzakonshëm futbolli. Unë kurrë nuk kam menduar për ndonjë skuadër tjetër dhe kam bërë shumë përpjekje për karrierën time këtu tek Newcastle”, ishin fjalët e Howe.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga