
Një blerës bilete llotarie britanik ka fituar 170 milionë paund në një jackpot, duke e kthyer atë në fituesin më të madh të ndonjë llotarie në Britani. Llotaria Kombëtare lajmëroi se fituese e 170,221,000.00 paud është vetëm një biletë.
Nuk dihet nëse mbajtësi I biletës është një person I vetëm, një familje apo një sindikatë. Numrat fitues të zgjedhur ishin, 7, 10, 15, 44, 49.
Nëse fituesi do të jetë një individ, kjo pasuri e re do ta vendosë në listën e 1000 më të pasurve që jetojnë në UK apo në bizneset britanike. Do të eklipsojë pasurinë e këngëtarëve Tom Jones dhe Calvin Harris që kanë pasuri prej 165 milionë paud apo edhe pasurinë e Ed Sheeran që vlerësohet 160 milionë paund.
Poll