
Prishtina do luajë me Folgore (San Marino) në raundin paraeleminator të Champions League. Sfida e parë do luhet në 22 qershor dhe presidenti i kosovarëve, Remzi Ejupi ka konfirmuar se dueli do luhet në "Elbasan Arena". Edhe pse UEFA në fillim e kishte caktuar se turneu do zhvillohej në Ishujt-Faroe, duket se situata ka ndryshuar pas kërkesës së klubeve për kushtet klimaterike.
"Po është e vërtetë, ndeshjet do të luhen në Elbasan Arena. Është një përparësi për neve, duke marrë parasysh se çfarë klime është në Ishujt Faroe, po ashtu procedura e vizave, hotelit dhe kostos, udhëtimi me aeroplan privat shkaku i Covidit dhe ndalesat për udhëtim.
Sot moti në Ishujt Faro eishte 10 gradë dhe në atë vend katër herë mund të bëhet ndërrimi i motit brenda ditës, gjithashtu edhe problemi i ambientimit të gjumit do të ishte pengesë. Është një kursim i madh për ne", tha Ejupi për mediat në Kosovë.