Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“E turpshme”, Toni Kroos shigjeton transferimin e talentit në Arabinë Saudite

Shkruar nga NEWSPORT

Ylli i Real Madridit, Toni Kroos, sulmoi talentin e Celta Vigos, Gabri Veiga, pasi i riu ra dakord të bashkohej me skuadrën saudite Al-Ahli.

Fantazisti 21-vjeçar konsiderohet si një nga perspektivat më të ndritura në Europë dhe tërhoqi interes nga gjigantët e Premierligës, Chelsea dhe Liverpool, së bashku me kampionët në fuqi të Serie A, Napoli këtë verë. U raportua se Veiga ishte afër italianëve, por së fundmi Fabrizio Romano raporton se ai do të fluturojë në Arabinë Saudite për të nënshkruar me Al-Ahli.

Mes shumë të tjerëve, edhe Toni Kroos nuk ka qenë dakord me këtë vendim, i cili e ka etiketuar transferimin si "të turpshëm" në komentet e postimit të Romanos në Instagram. Kroos kohët e fundit kishte shpjeguar në podkastin e tij ‘Einfach mal Luppen’ se ai "nuk është një tifoz" i lojtarëve të rinj që largohen në Arabinë Saudite për para.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga