Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E TURPSHME/ Ndjekja penale e zyrtarit të KASTRIOTIT, Policia e Shtetit "ngatërrohet me këmbët e veta" dhe bën humor "burgu" (SHKELJET FLAGRANTE)

Shkruar nga NEWSPORT

Lajmi i ndjekjes penale të administratorit të klubit të Kastriotit Gazmend Vogli për reklamim të paligjshëm të kompanisë së basteve "138.com" bëri bujë në mediat dhe ambjentin futbollistik shqiptar në dy ditët e fundit.

Por ajo që të habit në këtë histori është kundërvënia e habitshme e Policisë së Shtetit, e cila në radhë të parë duhet të jetë në dijeni të zbatimit të ligjimit të reklamimit të lojërave të fatit.

Sipas nenit 9, në pikat 6 dhe 7 theksohet se ndalohet reklamimi i lojërave të fatit gjatë aktiviteteve sportive nga mediat. Pra në këtë rast, Kastrioti nuk mund të konsiderohet fajtor sepse nuk është një agjenci mediatike, por një klub futbolli, të cilit i lind e drejta të sponsorizohet sipas interesave të saj financiare, një gjë që legjislacioni shqiptar nuk ia pengon. E dyta, sipas kësaj logjike edhe media e njohur sportive shqiptare "Supersport" duhet të dërgohet në Prokurori sepse nuk censuroi takimin e djeshëm Partizani-Kastrioti pasi lojtarët krutanë mbanin veshur fanela me logon e kompanisë së basteve "138.com"?! Nëse do të ndiqeshin këto hapa, atëhere kjo do të ishte një goditja skandaloze për mediat dhe fjalën e lirë.

Një tjetër fakt që habit është se në procedim penal ka shkuar dhe vëzhguesi i ndeshjes së djeshme Partizani-Kastrioti Mikel Shestani pasi duhej të komunikonte me drejtuesit e Kastriotit se nuk duhej të lejonin lojtarët të luanin me reklama bastesh në fanelë. Detyra e tij nuk është ligjzbatuesit të mbrojtjes së aktiviteve financiare nga lojërat e fatit, por të menaxhojë një takim futbolli.

Por mes gjithë kësaj kakofonie, duhet kërkuar "drita" në mes të kësaj "tymnaje". E vërteta është që Kastrioti ka lidhur kontratë me kompaninë e basteve aziatike  "138.com" që prej vitit të kaluar, e cila nuk operon në vendin tonë dhe për këtë arsye kjo nuk përbën asnjë shkelje flagrante të ligjit të basteve sportive.

Në vijim të argumenteve kundër ndjekjes penale të Gazmend Voglit, gabimi që ka bërë organet e policisë së vendit konsiston te pasaktësia e informacionit, pasi në QKR  i regjistruar si administrator i klubit krutan nuk është Redi Vogli, por Oltion Shehi.

Policia e Shtetit duhet të jetë vigjilente për detyrën e saj, pasi Kastrioti ka luajtur me këto fanela prej 5 takimesh dhe duhet të ishte në dijeni të informacionit me kohë.

Prandaj, përballë kësaj situatë sa qesharake aq dhe skandaloze organi i Policisë së Shtetit duhet të jetë në dijeni të ligjeve dhe të zbatimit të saj, pasi në këtë rast të paprecedentë institucioni i garantimit të ligjit në vend rezulton të jetë kapur me "presh në dorë"./Newsport/.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga