
Argjentina siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Botës, pasi mposhtën Kroacinë 3-0. Një fitore mjaft e rendësishme që tashmë Lionel Messi me shokë janë vetëm një ndeshje larg historisë dhe trofeut të madh.
Por duket se entuziazmi i ka përfshirë lojtarët argjentinas në dhomat e zhveshjes, ku teksaj festojnë kanë hedhur edhe fanelën e Kroacisë në koshin e plerave. Një veprim i paprecedente nga “Albiçelestët”, të cilët pas episodit të shumë përfolur me fanelën e Meksikës, bëjnë një tjetër veprim të papranueshën ndaj kroatëve.
Kjo është zbuluar nga një video e Paolo Dybalas, me këtë të fundit që e ka postuar në “Tik-Tok”, dhe një detaj i tillë nuk iu ka shpëtuar syrit të tifozëve, të cilët kanë nisur edhe kritikat ndaj tyre.
@paulodybala VAMOS ARGENTINAAAAA #fyp #argentina #worldcup ♬ sonido original - Paulo Dybala